Ministri i Veteranëve Kroatë, Tomo Medved, tha sot në varrezat e Gospiqit në St. Maria Magdalena, në vendin e zhvarrosjes së mbetjeve nga Lufta e Dytë Botërore dhe pasluftës, është gjetur një varr masiv me 40 mbetje, shkruan Index.hr.
“Ky është varri primar, dihet se Gospiqi me rrethinë është vend i vuajtjeve të mëdha dhe ky vend ku janë gjetur shumë gjurmë të armëve të zjarrit dhe një numër i madh gëzhojash, si dhe gjurmë të lidhjes, vetëm e konfirmon këtë”, tha Medved.
Ai shtoi se në fazën e mëparshme të zhvarrimit janë gjetur dhe varrosur mbi 100 mbetje të asaj periudhe.
Gjatë mandatit të kësaj qeverie kroate janë hetuar 81 lokacione të varrezave nga koha e Luftës së Dytë Botërore dhe pasluftës, gjatë të cilave janë zhvarrosur eshtrat e 1943 personave dhe Medved ka paralajmëruar se ky program do të vazhdojë.
Prefekti i Lika-Senj, Ernest Petry, tha se në dy vitet e fundit në Gospiq janë kryer dy faza të hulumtimit dhe nën 835 metra katrorë të ekzaminuar janë zhvarrosur 153 mbetje njerëzore.
Sipas informacioneve të tij, ata janë viktima të krimeve komunisto-partizane, ndaj falënderoi qeverinë që ka lejuar që pas gati 70 vitesh të varrosen me dinjitet trupat e të vrarëve pa gjyq.













