Një djalë 10-vjeçar nga Kina theu rekordin botëror për xhonglimin e alternuar me top, i cili hyri në Librin e Rekordeve Guinness.
Vogëlushi Tang Jinfan nga qyteti i Shenzhenit e bëri atë deri në 8,147 herë, dhe kjo arritje iu desh rreth një orë.
“Jam shumë i lumtur që vendosa rekordin. Më vjen veçanërisht mirë që trajneri im Lino, mësues i klasës, si dhe miq nga departamenti morën pjesë në këtë aktivitet”, tha Tang.
10-year-old Tang Jinfan from SZ has made history by breaking the #GuinnessWorldRecord for alternating ball juggling. He juggled a ball continuously with his left and right foot for 8,147 times in 1 hr, earning himself a coveted spot in the @WorldRecordsG.https://t.co/Jlh6aLyfPZ pic.twitter.com/26Okbl1xiG
— Shenzhen Daily (@szdaily1) March 31, 2023
Ai planifikon të hyjë së shpejti në universitetin në qytetin e tij të lindjes, Shenzhen, pas së cilës dëshiron t’i përkushtohet më shumë futbollit.
Ai është një tifoz i madh i Manchester United dhe nuk e fsheh dëshirën që një ditë të luajë në Teatrin e Ëndrrave.














