Një avion i vogël sportiv është zhdukur sot nga radari në zonën e Kroacisë mes Jezeranit dhe Modrushit në Lika.
Sipas mediave kroate, anëtarët e Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor (HGSS) filluan një kërkim nga stacionet Gospiq, Ogulin, Karlovac dhe Zagreb.
Qendra Operative e Mbrojtjes Civile është njoftuar se sot rreth orës 12:30 në veri të Jezeranit, nga radari është zhdukur një aeroplan i vogël “Cirrus 20” me markë PHYMC, i cili po fluturonte nga Maribori në Pula.
Duke qenë se është zhdukur nga radari, një nga supozimet është se avioni është rrëzuar.







