Kosova e ka mbyllur aventurën në Ligën e Kombeve në vendin e dytë, duke marr katër fitore dhe një humbje, ndërsa ndeshja ndaj Rumanisë në Bukuresht pritet të vendoset nga komisionet e UEFA-s.
Kjo ndeshje, ku Kosova bëri paraqitjen e saj më të mirë, kundër një kundërshtari të fortë si Rumania, u ndërpre në minutën e 90-të, kur filluan thirrjet nga tribunat “Serbi, Serbi”.
Në total, në ndeshje zyrtare Franco Foda e ka udhëhequr Kosovën në gjashtë ndeshje, duke marr katër fitore, një barazim dhe një humbje.
Në total, në ndeshje zyrtare Franco Foda e ka udhëhequr Kosovën në gjashtë ndeshje, duke marr katër fitore, një barazim dhe një humbje.
Në këto ndeshje kanë spikatur disa lojtarë, që më parë nuk ishin të konfirmuar si lojtarë të rëndësishëm të Dardanëve.
Telegrafi sjell pesë lojtarët që kanë bindur të gjithë me paraqitjet e tyre dhe janë të gatshëm të japin kualitet sa herë që iu jepet mundësia.
Edhe pse luajti vetëm një ndeshje për 90 minuta, atë kundër Lituanisë si mysafir, Amir Saipi tregoi aftësi të shkëlqyera si portier.
Edhe pse pranoi një gol, pjesërisht faji i tij, Saipi tregoi paraqitje shumë të mirë në total, duke dhënë qetësi dhe sigurti, ku në fund të ndeshjes, madje bëri pritje vendimtare që ndihmuan ekipin të ruajë avantazhin.
Pavarësisht se ishte në fushë vetëm për një ndeshje, ai tregoi se në rast se Arijanet Muric nuk është, Kosova ka një portier shumë të mirë që mund të llogarisë në të. Sigurisht, porta mbetet rivaliteti më i madh, pasi aty është edhe Visar Bekaj, i cili po ashtu sa herë i është dhënë mundësia ka treguar talentin e tij.
Lumbardh Dellova
Lumbardh Dellova luajti në 4 ndeshje, duke kaluar 226 minuta në fushë dhe duke shënuar një gol.
Si mbrojtës, ai tregoi forcë dhe vendosmëri, duke ndihmuar Amir Rrahmanin që të krijojnë një dyshe mjaftë stabile.
Goli i tij ishte ndaj Qipros ishte një moment kyç për të që i dha besim për ndeshjet tjera.
Ai tregoi aftësitë e tij jo vetëm në mbrojtje, por edhe në ndërtimin e lojës, ku pasimet e gjata të sakta vazhdojnë të jenë nga pikat kryesore të tij.