Neymar, ashtu si Ronaldo, u largua nga stadiumi para përfundimit të lojës

Futbollisti brazilian Neymar u largua nga stadiumi i PSG-së para përfundimit të ndeshjes ndaj Strasburgut, ku mori një karton të kuq.

Mediat franceze shkruajnë se Neymar ka vendosur të largohet nga stadiumi i Parkut të Princave edhe pse ndeshja nuk kishte përfunduar. Braziliani po e vuan ende eliminimin nga Kroacia në gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit dhe tani është rikthyer në klub ku ka marrë dy kartonë të verdhë dhe të kuq në ndeshjen kundër Strasburgut. Ai “ia doli” këtë në vetëm dy minuta.

Para se të përjashtohej, Neymar ishte në fushë duke pësuar goditje nga mbrojtësit e Strasburgut, të cilët luftuan me aftësitë e tij të driblimit, gjë që e la atë mjaft nervoz.

Futbollisti brazilian duhej të largohej nga fusha në minutën e 63-të me rezultatin 1:1, por përfundimisht PSG fitoi me golin e Kylian Mbappe.

Megjithatë, Neymar nuk u ndal me kaq dhe u largua nga Parc des Princes para bilbilit të fundit të arbitrit. Kjo të kujton lëvizjen e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo, i cili u largua nga Old Trafford para përfundimit të ndeshjes mes Manchester United dhe Tottenham. Kështu, ai nuk arriti të festonte fitoren me bashkëlojtarët e tij dhe më vonë dha një intervistë të diskutueshme dhe përfundimisht ndërpreu kontratën me Djajtë e Kuq.

Kategoritë
Sport