Nervozohet pushuesi kosovar në Durrës: Lokalet vendosin flamurin e Serbisë, por jo të Kosovës

Pushuesit kosovarë në Shqipëri po vazhdojnë me ankesat e tyre për trajtimin që po u bëhet nga stafi i bizneseve private afër zonave të plazhit.

Një lexues i lajmi.net është shprehur i indinjuar me atë që ka parë në një restaurant në plazhin e Durrësit.

Ai ka dërguar një video ku shihet se në mesin e flamujve të shteteve të botës të vendosur aty nga stafi i restaurantit, është flamuri serb.

Por, siç thotë ai, nuk është vendosur ai i Kosovës.

“Përderisa flamuri i Serbisë është vendosur dhe ai i Kosovës jo, atëherë nuk po muj me e kuptu a jom në Shqipëri a jo”, ka shkruajtur ai.

Edhe ditë më parë në mediat kosovare u raportua për një incident të ngjashëm ku në këtë zonë të plazhit u shfaqën shkrime kundër Kosovës.

https://lajmi.net/wp-content/uploads/2021/06/video-1624087939.mp4?_=1

Kategoritë
LajmeVendi