Nënë e katër fëmijëve nga BiH e vrarë në Vjenë: Partneri kishte një urdhër ndalimi

Mediat austriake raportuan se Jasmila (33), me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, nënë e katër fëmijëve, u vra në Vjenë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje për kujdestarinë me ish-partnerin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Vjenës, kur Jasmila u qëllua me plumb në kokë para vilës së familjes së saj, transmeton oe24. I dyshuari është ish-partneri i saj, një shtetas 35-vjeçar i Suedisë, i cili gjithashtu ka lindur në BeH.

Mediat raportuan më herët se Jasmina vinte nga një familje e pasur sipërmarrësish privatë, ndërsa i dyshuari punonte si agjent imobiliar.

Sipas raportimeve, i dyshuari pasi vrau ish-bashkëshorten e tij Jasmina (33) me një plumb në kokë, hipi në veturën e tij sportive dhe më pas iku. Ai më vonë u dorëzua në stacionin e policisë në Deutsch-Wagram. I dyshuari tashmë kishte masë ndalimi ndaj Jasmilës, ndërsa nga janari 2022 i ishte ndaluar edhe mbajtja e armëve.

Aktualisht ndodhet në paraburgim dhe në gjyq me gjasë do të flasë për motivet e vrasjes së ish-bashkëshortes. Siç raportuan mediat ditën e djeshme, të dy u përplasën për kujdestarinë e fëmijëve të tyre 9 dhe 13 vjeç.

Kategoritë
LajmeRajoni