Në Serbi ndërroi jetë një foshnje me COVID-19

I porsalinduri nëntë ditësh, në një gjendje shumë të rëndë për shkak të dështimit të organeve, nga Qendra Klinike Universitare e Kragujevacit u transferua në Klinikën Universitare të Fëmijëve Tirshova në Beograd.

Një foshnjë nga Kragujevaci i Serbisë, e cila ishte infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe ishte në aparat respirator ditët e fundit, sot ka ndërruar jetë, raporton Anadolu Agency (AA).

I porsalinduri nëntë ditësh, në një gjendje shumë të rëndë për shkak të dështimit të organeve, nga Qendra Klinike Universitare e Kragujevacit u transferua në Klinikën Universitare të Fëmijëve Tirshova në Beograd.

“Gjatë trajtimit për shkak të zhvillimit të dështimit të të gjitha organeve, i porsalinduri me mbikëqyrje mjekësore u transferua në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshova për të vazhduar trajtimin”, u njoftua nga Tirshova.

Koronavirusi tek foshnja u konfirmua menjëherë pas lindjes.

Kategoritë
LajmeRajoni