Skuadra Slloboda nga qyteti i Tuzlës, dikur një skuadër stabile e ligës së parë nga Bosnjë e Hercegovina dhe në ish-Jugosllavi, në pjesën e parë të sezonit të kompeticionit elitar fitoi vetëm dy pikë në 17 ndeshje.
Klubi i futbollit Slloboda (Liria) nga Tuzla, skuadra e cila radhitet bindshëm në fund të tabelës pas 17 xhirove të luajtura në Premier Ligën e Bosnjë e Hercegovinës, ka shkarkuar të gjithë lojtarë bashkë me trajnerin, në një veprim që rrallë herë ndodh në botën e sportit, raporton Anadolu.
Këtë vendim e ka marrë Azmir Husiq, presidenti i klubit, i cili është një prej klubeve më të njohura dhe më të vjetra në Bosnjë e Hercegovinë.
“U kemi thënë të gjithë lojtarëve të klubit Slloboda se nuk janë më pjesë e klubit tonë dhe e shpërndamë skuadrën. Në ditët në vijim pres që të gjithë të nënshkruajnë një ndërprerje reciproke të kontratës”, ka thënë Husiq, ndërsa siç raporton Anadolu, ai ka thënë se është ndërprerë edhe bashkëpunimi me trajnerin Zllatan Naliq.
Skuadra nga qyteti i Tuzlës, dikur një skuadër stabile e ligës së parë nga Bosnjë e Hercegovina dhe në ish-Jugosllavi, në pjesën e parë të sezonit të kompeticionit elitar fitoi vetëm dy pikë në 17 ndeshje, me një golaverazh katastrofik, me vetëm pesë gola të shënuar dhe 36 të pranuar.
Përveç gjithë kësaj, Slloboda, një klub i themeluar në vitin 1919, ka pasur probleme të mëdha financiare vitet e fundit.