Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e motit të keq që ka prekur vendin tonë gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka ndarë edhe foto të akseve me dëborë, Rama shkruan se qeveria ndodhet në terren me të gjitha kapacitetet për menaxhimin e situatës.
Ai thekson gjithashtu se mbi 1500 punonjës të OSSH janë në terren për të siguruar furnizimin me energji dhe ARRSH ka mobilizuar grupet e punës për të mbajtur hapur akset rrugore dhe për të garantuar siguri në lëvizje.
Rama i bëri apel qytetarëve që të shmengin lëvizjet e panevojshme, deri në përmirësimin e situatës së rënduar.
Reagimi i Ramës:
Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit❄️🌨️
👷Mbi 1500 punonjës të #OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike⚡️
Ndërkohë, #ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje🚜
🙏Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika🚨