“Mijëra njerëz vriten në Lindjen e Mesme por të gjithë heshtin sepse nuk është në Evropë”

Futbollisti turk Aykut Demir, 33 vjeç, ka refuzuar të veshë një bluzë “ndalo luftën” përpara një ndeshjeje të ligës së dytë turke midis Erzurumsporit të tij dhe Ankaragucu.

Atletët turq iu bashkuan të tjerëve anembanë botës fundjavën e kaluar duke veshur bluza me mesazhe për të ndaluar pushtimin rus të Ukrainës.

Megjithatë, kapiteni i Erzurumspor ishte i vetmi futbollist i atij klubi që nuk kishte veshur një fanellë me mesazhin për të ndaluar sulmin rus.

“Mijëra njerëz vdesin çdo ditë në Lindjen e Mesme. Të gjithë heshtin dhe e injorojnë sepse nuk ndodh në Evropë. Nuk u ndjeva rehat duke e veshur atë këmishë sepse nuk ishte bërë për ato vende që kanë qenë në luftë. Prej vitesh jam kundër të gjitha luftërave në botë. “Po vriten njerëz të pafajshëm, por ne duhet të dënojmë të gjitha luftërat që po bëhen. Më vjen keq që njerëzit po vdesin dhe ndaj dhimbjen e njerëzve të pafajshëm”, tha ai

Karrierën e ka nisur në Holandë, ku ka lindur. Ai luajti në NAC Breda dhe Excelsior, dhe në vitin 2009 mbërriti në Turqi ku luajti për Genlerbirligi, Trabzonspor, Osmanlispor, Giresunspor, Erzurumspor dhe Boluspor.

Kategoritë
Sport