Menduh Thaçi thotë se VLEN tash e ka zëvendësuar Albin Kurtin me Mickoskin e VMRO’së

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, thotë se tash koalicioni VLEN – koalicioni rival në zgjedhjet mbajtura presidenciale – tash kanë zëvendësuar kryeministrin Albin Kurti me liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

“Tash e kanë zëvendësuar Albin Kurtin me Mickoskin, me VMRO-në. S’ka Albin Kurti, me ne është Albin Kurti, me Frontin është. Se Albini do hyj të thotë votoje Gordanën në raundin e dytë që ka fjalor narcist. Albin Kurti do u thotë të hyjnë në këtë qeveri, e cila refuzon, në asnjë mënyrë nuk do dëgjojë për ndryshimet kushtetuese. Kurrë nuk ndodh kjo. Veç ndiqni dita-ditës – nema Albin, ima Hristjan”, tha ai në një video.

Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje i dha mbështetje koalicionit VLEN që kandidoi me Arben Taravarin për president.

Më herët, Thaçi ka thënë se ka informata se kryeministri Albin Kurti, që mbështeti koalicionin VLEN në zgjedhjet presidenciale atje, tash në balotazh do ta mbështesë presidentin aktual, Stevo Pendarovski, kundërkandidatin e Gordana Siljanovska Davkova të VMRO-DPMNE.“Unë jam plotësisht i sigurt që edhe pozicioni i tij tash do të ndryshojë në raport me Maqedoninë e Veriut. Informatat e mia flasin se presidentit të tanishëm, Stevo Pendarovski, i ka premtuar mbështetje në rundin e dytë. E dyta, jam plotësisht i sigurt që Kurti do të mbështesë kushtëzimin institucional të shqiptarëve për të qeverisur me maqedonasit me ndryshimin e Kushtetutës – se çdo veprim tjetër do të ishte jashtë logjikës politike dhe jashtë përcaktimin kombëtar të shqiptarëve. Kështu që, nuk është të arsyeshme më të polimizoj me të”, tha ai për Euronews Albania./Express/

Kategoritë
LajmeRajoni