Meloni në Beograd për dialogun Kosovë -Serbi : Po punojmë që plaët t’i realizojnë obligimet që kanë marrë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni e cila ka qëndruar sot në Beograd ka thënë se për vendin e saj është me rëndësi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e familjes europiane.

Pas takimit me Presidentin e Serbisë Meloni ka thënë se Italia do të jetë përkrah Italisë në rrugën europiane të saj.

Tutje, ajo ka përmendur dialogun Kosovë -Serbi duke theksuar se Roma e mbështet fort këtë proces.

“E di se Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën. Italia e mbështet fort këtë proces dhe ne po punojmë që të vijë deri te realizimi i të gjitha obligimeve që palët kanë marrë mbi vete” ka thënë ajo.

Dua ta falënderoj Beogradit për përpjekjet që është duke bërë. Energjia jonë do të fokusohet në atë që këto probleme t’i zgjidhim në mënyrën e duhur” ka theksuar Meloni.

Italia i është bashkuar Francës e Gjermanisë në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë. Këto tri shtete kanë propozuar një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Në takimet që Kryeministri Kurti dhe Aleksandar Vuçiq kanë pasur me tre liderët europianë Meloni, Macron dhe Sholz janë zotuar se do ta zbatojnë propozimin e tyre.

Kategoritë
BotaLajmeRajoniVendi