Drejtori i BIA-së serbe, Aleksandër Vulin ndodhet në Jerusalem raporton Nova.rs.
Sipas mediumit serb, Vulin është duke qëndruar për pelegrinazh në Jerusalem.
Burimet e Nova.rs tregojnë se ai ndodhet në Kishën e Varrit të Shenjtë, i shoqëruar nga sigurimi i tij.
“Ata i ndaluan të gjithë pelegrinët që ai të hynte përmes linjës”. Ka qenë rreth 20 minuta aty dhe është larguar”, shpjegon bashkëbiseduesi mediumit serb.
Vizita e Vulinit në Jerusalem ka ndodhur tri ditë pasi një grup i organizuar terrorist serb vrau një polic të Kosovës. Bëhet fjalë për rreshterin Afrim Bunjaku














