Mediat lokale: Një i vdekur dhe dy të plagosur në Mitrovicë

Mediat lokale të Mitrovicës po raportojnë se pas gjuajtjeve me armë në tregun e Mitrovicës ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur.

Burime të Veriut brenda spitalit të Mitrovicës, thonë se nga gjuajtja me armë zjarri para 1 ore në tregun e Mitrovicës, ka vdekur një person.

Veriu.info mëso se dy persona tjerë janë të plagosur, në mesin e tyre edhe një kalimtar rasti.

Siç kemi raportuar edhe më parë, dyshohet se i përfshirë në gjuajtjen me armë është një zyrtar policor.

Kategoritë
LajmeVendi