Mbyllet ndërmarrja serbe që vepronte ilegalisht në Leposaviq

Një aksion i përbashkët i Agjencisë Kosovare për Buqjësi dhe Pylltari dhe Policisë së Kosovës, rezultoi me mbylljen e ndërmarrjes serbe “Srbija Suma”, që vepronte ilegalisht.

Aksioni është zhvilluar në Leposaviq, teksa vijueshmërinë e tij e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se policia ka asistuar Ministrinë e Bujqësisë në këtë aksion, shkruan IndeksOnline.

“Sot kemi asistuar Ministrinë e Bujqësisë për me hy në pronën e tyre në Leposaviq, e cila ishte duke u shfrytëzuar nga “Srbija Suma”. Çdo gjë ka kaluar mirë”, deklaroi shkurtimisht Elshani.

Objekti shërbente si agjencion pyjor dhe në momentin e bastisjes nga policia, ishte i zbrazët.

Aksioni u ndjek nga afër edhe nga ministrat në detyrë: Faton Peci, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi