Mbappe: Ronaldo është një legjendë, por dua ta mund në EURO

Kylian Mbappe ka folur me admirim për Cristiano Ronaldon në prag të ndeshjes çerekfinale të Kampionatit Evropian, Francë – Portugali.

Futbollisiti i Real Madridit në konferencën për media, ka thënë se Cristiano Ronaldo është një legjendë e futbollit, por dëshiron ta mposht në Euro.

“Është një nder për mua që do të përballem dhe do të takohem me Ronaldon, të gjithë e njohin admirimin që unë kam për atë. Herë pas herë jemi në kontakt dhe Ronaldo e ndjek karrierën time. Ai është një legjendë e vërtetë e futbollit dhe do të mbetet i tillë, por unë dua që të fitoj ndaj Portugalisë dhe të afrohem një hap më shumë drejt finales me Francën”, ka dekalruar Mbappe.

Ndeshja Francë – Portugali, zhvillohet të premten me 5 korrik, nga ora 21:00.

Kategoritë
Sport