Marka e mirënjohur e makinave ndryshon logon pas një çerek shekulli (Foto, video)

Marka e njohur e makinave “Kia” po ndryshon logon e saj nga viti i ardhshëm, pas më shumë se një çerek shekulli që kur u projektua shenja e famshme ovale e asaj pjese të gjigandit të Koresë së Jugut “Hyundai-Kia”.

Një shenjë e re do të shfaqet në modelet e kësaj kompanie nga viti 2021, tha CEO i ri i “Kie”, Ho Sung Song, duke folur për planin pesë-vjeçar të asaj kompanie, i cili gjithashtu do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm.

“Plan S” do të thotë jo vetëm një ndryshim në identitetin vizual të kompanisë, por edhe një strategji në prodhim, dhe Ho shprehet se modelet e tyre do të jenë “më dinamike, të stilizuara dhe krijuese”, me më shumë mbështetje te automjetet elektrike, raporton “Automotive News”.

“Kia” planifikon të investojë 25 miliardë dollarë në zhvillimin e modeleve të reja dhe të ketë deri në 11 automjete elektrike në gamën e saj në pesë vitet e ardhshme.

Modelet e ardhshme elektrike të tyre do të bazohen në një platformë që ka një çmim të moderuar dhe do ta ndajnë atë me vëllain “Hyundai”. Kompania koreano-jugore pret që modelet elektrike të përbëjnë 20% të shitjeve të tyre në botë deri në vitin 2025.

Logoja e kompanisë do të ndryshohet në mënyrë drastike pas më shumë se një çerek shekulli dhe nuk do të përbëhet më nga tre shkronja të vendosura brenda një elipsi, pasi shenja nga e cila kompania është e njohur është projektuar në 1994.

Tani tre shkronjat e emrit të ndërmarrjes do të marrin një pamje më moderne dhe do të ndërlidhen.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet