​Maqedoni e Veriut: Nga 13 shkurti vlejnë vetëm pasaportat e patentë-shoferët me emrin e ri të shtetit

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, bëri të ditur se cilat dokumente personale vazhdojnë të jenë të vlefshme dhe cilat bëhen të pavlefshme sipas marrëveshjes së Prespës.

Pra, me pasaportat e vjetra ku shkruan “Republika e Maqedonisë” nuk mund të dilni jashtë vendit, por mund të hyni nëse dokumenti i udhëtimit është i vlefshëm.

Letërnjoftimet vazhdojnë të jenë të vlefshme në territorin e vendit, mund të dilni në vendkalimet me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, por policia maqedonase nuk garanton nëse do të lejoheni të hyni në shtetin fqinj. E njëjta gjë do të zbatohet edhe për lejet e qarkullimit.

Nga e mërkura, patentat shoferi do të vlejnë vetëm me emrin e ri kushtetues.

Nëse kontrolloheni nga policia dhe keni patentë shoferi të vjetër, do të gjobiteni. Në targa duhet të keni ngjitëse NMK, e cila mund të merret pa pagesë në stacionin e kontrollit teknik, ku duhet të shkoni me automjetin tuaj./TV21

Kategoritë
LajmeRajoni