Maqedoni e Veriut: Në një ditë, qytetarët harxhojnë 1.7 milionë euro për bixhoz

Tre kompanitë me të hyra më të larta, Pro-Beting DOO (146.130.304 euro), Sport Life Treid DOO (82.286.864 euro) dhe Kazinos Austria DOO (81.326.025 euro), kanë paraqitur që kanë realizuar më pak se 1% profit nga të hyrat e përgjithshme. Kjo shkallë e profitit nuk është e përafërt as me Lotarinë shtetërore, por as me profitabilitetin e kompanive të ngjashme në Evropë. Prandaj, Instituti IDEA ngre dyshimet për mundësinë e evazionit fiskal, por edhe të shpëlarjes së parave.

Varshmëria nga bixhozi në vendin tonë ka shkaktuar shifra shqetësuese dhe është një problem serioz. Sipas të dhënave të fundit që janë publikuar – vetëm në vitin 2022, qytetarët e vendit kanë shpenzuar mbi 690 milionë euro në lojëra të fatit. Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike-IDEA në panelin e diskutimit të organizuar sot ka prezantuar hulumtimin mbi numrin dhe të hyrat e kompanive që organizojnë lojëra të fatit.

Kategoritë
LajmeRajoni