Mali i Zi, në të shtënat në Cetinje vriten 11 persona

Tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas çka sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në atë konfrontim ka mbetur i vrarë

Drejtoria e Policisë e Malit të Zi ka njoftuar se në afërsi të godinës së Qeverisë në qytetin Cetinje janë vrarë 11 persona, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tragjedisë, siç kanë njoftuar jozyrtarisht nga policia, i ka paraprirë një konflikt familjar, pas çka sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në atë konfrontim ka mbetur i vrarë.

Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjes, ndërsa dy janë transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, ndërsa të shtënat kanë ndodhur rreth orës 16:00.

Pjesa e qytetit ku ndodhën të shtënat është bllokuar, prania e policisë është shtuar dhe janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve të Cetinjes.

Kategoritë
LajmeRajoni