Mali i Zi: Abazovic ia dorëzoi detyrën Spajiqit

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka dorëzuar detyrën sot në mëngjes kryeministrin e ri Milojko Spajiq.

“Siç diktojnë sjelljet demokratike, dorëzimi i detyrave u bë sot në mëngjes. I urova fat të mirë kryeministrit të ri dhe qeverisë së 44-të. Mali i Zi gjithmonë të llogarisë vetëm në suksese dhe të qëndrojë në rrugën e duhur”, tha Abazovic.

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi herët në mëngjes Qeverinë e 44-të të kryeministrit Milojko Spajiq. Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan 46 deputetë, 19 ishin kundër dhe një abstenoi.

Qeveria e Milojko Spajiqit ka tre nënkryetarë, dy nënkryetarë të departamenteve dhe 17 ministra.

Kategoritë
LajmeRajoni