“Lista Serbe” pretendon se gjatë ditës së premte një grup i serbëve janë “kërcënuar” nga dy shqiptarë me thikë

Lista Serbe pretendon se gjatë ditës së premte një grup i serbëve janë “kërcënuar” nga dy shqiptarë me thikë.

“Një grup të rinjsh serbë u kapën nga dy shqiptarë dhe u kërcënuan me armë të ftohta.

Kjo parti ka akuzuar pa fakte edhe Kryeministrin Kurti i cili është duke tentuar për të shtypur komunitetin serb në Kosovë.

“Jemi më se të sigurt se ky sulm është pasojë, tashmë shumëvjeçare e represionit dhe e politikës antiserbe të regjimit të Albin Kurtit në Prishtinë, i cili vetë bën gjithçka për të shtypur popullin serb dhe për ta dëbuar nga ky rajon.”

“Lista Serbe” ka thënë se “rolin kyç në mbrojtjen e popullit serb e ka bashkësia ndërkombëtare”. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeRajoni