Lio0nel Messi u shpall MVP i ligës MLS dhe fitoi çmimin që mban emrin e një prej futbollistëve më të mirë amerikanë në histori, Landon Donovan. Kjo kurorëzoi një sezon fantastik në të cilin, si kapiten i Inter Miami, ai udhëhoqi klubin drejt titullit Supporters’ Shield, i cili fitohet nga skuadra me rekordin më të mirë në fund të sezonit të rregullt, dhe në rekordin e MLS për numri i pikëve në një sezon (74).
Me 21 gola në 22 paraqitje, Messi përfundoi në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë në MLS, menjëherë pas Christian Benteke që shënoi 23. Përveç kësaj, ai pati edhe 11 asistime, pra me 32 pjesëmarrje direkte në gola.
Gabriel Pec i cili u përfshi drejtpërdrejt në 34 gola, duke përfshirë gjashtë në play-off. Duke parë vetëm pjesën e rregullt të sezonit, për të cilin jepet ky çmim, argjentinasi ishte më efikasi me 30 pjesëmarrje direkte në gola, ndërsa Pec në 28.