Lideri palestinez urdhëron formimin e një gjykate të re për çështje elektorale

Bazuar në dekretin e presidentit Abbas, zgjedhjet legjislative janë planifikuar të mbahen më 22 maj, zgjedhjet presidenciale më 31 korrik dhe ato të Këshillit kombëtar më 31 gusht të vitit 2021

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka lëshuar një dekret për të formuar një gjykatë për zgjidhjen e çështjeve të mundshme në lidhje me çështjet zgjedhore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raporton se Abbas urdhëroi formimin e gjykatës nën udhëheqjen e një gjyqtari të lartë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Naser Al-Deen.

Bazuar në dekretin e presidentit Abbas, zgjedhjet legjislative janë planifikuar të mbahen më 22 maj, zgjedhjet presidenciale më 31 korrik dhe ato të Këshillit kombëtar më 31 gusht të vitit 2021.

Kategoritë
BotaLajme