Kreu i LVV-së Albin Kurti, ka ftuar kryetarin e LDK dhe të PDK për takim me 1 maj lidhur me krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Pas dështimit të 8 për konstituim të Kuvendit dhe atij 6 herë me propozimin e emrit të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, Kurti ka vendosur t’i ftojë krerët e dy partive të tjera me numrin me të madh të votave për të biseduar me ta.
Kurti takimin me dy liderët e ka ftuar të enjten në orën 08:30.
Kjo ftesë e Kurtit për dy liderët e partive politika ka ardhur pasi ka dështuar për gjashtë herë radhazi ta zgjedh Albulena Haxhiun kandidate për kryetare të Kuvendit.
Pritet të shihet nëse Krasniqi e Abdixhiku do ta pranojnë këtë ftesë për takim nga kreu i LVV-së. Lumir Abdixhiku në fillim të këtij muaji e kishte refuzuar një ftesë të Kurtit për takim. Sipas Abdixhikut, gjuha e Kurtit e përdorur gjatë dhe pas fushatës s’mund të tejkalohej.
Nesër do të shohim nëse Krasniqi dhe Abdixhiku do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit për takim në mëngjes.