Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në një takim të hënën në Prishtinë drejtorin e Qendrës Memoriale të Gjenocidit të Srebrenicës, Emir Sulljagiq.
“Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë Sulljagiqit në 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë dhe përfundimit të spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në një njoftimin e Zyrës së Kryeministrit
Në takim e bë thirrje që Serbia të ballafaqohet me të kaluarën e saj, tha zyra e tij.
“U tha se për paqe në Ballkan, Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj dhe të mbahet përgjegjëse për krimet, masakrat dhe gjenocidet e kryera, dhe që të sillen para drejtësisë përgjegjësit e krimeve të kryera gjatë luftës”, sipas njoftimit.
Sulljagiq është i mbijetuar i këtij gjenocidi të kryer nga forcat serbe në korrikun e vitit 1995 në Srebrenicë, në të cilën u vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë.