Kurti për opozitën: S’i përjashtojmë ata që s’na votuan

Kryeministri Albin Kurti ka folur në hollin e Kuvendit pas zgjedhjes në krye të qeverisë së Kosovës. Thotë se do të punojnë për përmirësimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Ne kemi fituar me një platformë elektorale që ka vënë theksin te drejtësia, përkatësisht anti korrupsioni dhe punësimi përkatësisht zhvillimi ekonomik’, tha Kurti.

“I falënderoj edhe ata që nuk kanë votuar për ne por të cilët ne kurrë nuk do t’i dallojmë, nuk do t’i përjashtojmë me qeverisjen tonë të mirë e cila duhet t’i vazhdojë punët e nisura në pranverën e vitit të kaluar’, tha Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi