Kurti ndan fotografi me familjen e Osmanit gjatë relaksit në Gërmi

Kryeministri Albin Kurti e ka kaluar ditën e sotme së bashku me familjen e Vjosa Osmanit në parkun e Gërmisë duke u relaksuar.

Pas këtij momenti Kurti ka ndarë disa fotografi edhe në rrjetin social Instagram.

Ai ka dhënë edhe një mesazh ku shkruan: Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill.

“Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill. Bashkë me Andën e Duan, Vjosën e Prindonin, Lea, Rita dhe unë ia kaluam bukur në parkun Gërmia’ shkruan Kurti në Instagram.

Kategoritë
LajmeVendi