Kurti dhe Vuçiq në një tryezë, Rama: Komunikim pozitiv sipas formatit të BE-së

Në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE-së që u zhvillua në Shkup, Maqedoni e Veriut të pranishëm ishin edhe Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq.

I pyetur mbi praninë në këtë tryezë të Kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Rama tha se nuk duhen trajtuar këto marrëdhënie si të natyrës personale.

“Këtu nuk ka asnjë gjë personale. Është hera e parë që jam në një darkë së bashku me të dy dhe nuk më rezulton se ndodhi ndonjë gjë tjetër përveçse u bë një komunikim pozitiv mes të gjithëve, ashtu sikundër ky format dhe këto kërkesa që ka sot BE janë për të gjithë ne, për të na dhënë mundësinë që ne të marrim shumë më tepër mbrapsht në aspektin ekonomik e financiar”, tha Rama.

Kategoritë
LajmeRajoni