Më 23 korrik do të përsëriten zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinës. Data është përcaktuar nga KQZ duke qenë se Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për të shpallur të pavlefshmëe rezultatin për kutinë e burgut.
Kjo pasi diferenca e votave mes dy kandidatëve, ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV.
Ndërkohë ende nuk ka një datë për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit i cili shfaqej në një video erotike në zyrë.
/Gazeta Express










