Kosovë, Orkestra e Yjeve të Filarmonisë Turke koncert me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë

“Ashtu si në Prishtinë, me një entuziazëm të madh do të festojmë edhe në Prizren festën e Republikës sonë”, tha ambasadori turk në Kosovë, Çağrı Sakar.

Orkestra e Yjeve të Filarmonisë Turke (TÜRKAY) mbajti një koncert në qytetin e Prizrenit, në jug të Kosovës, në kuadër të 99-vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiye-s dhe festimeve të 29 Tetorit, Ditës së Republikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në koncertin e mbajtur në sallën e sportit në Prizren nga Kryesia e Delegacionit të Përfaqësisë Turke që punon në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të Kosovës (KFOR), morën pjesë ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fikrim Damka, ambasadori i Türkiye-s në Prishtinë Çağrı Sakar, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, deputetët e KDTP-së, Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, shefi i delegacionit të artilerisë turke në Kosovë, kolonel Recai Yılmaz, koordinatori i TIKA-s për Kosovën, Cihan Dinçer dhe qytetarë të shumtë.

Duke folur për gazetarëve para koncertit, ministri Damka tha se Türkiye është një vend që po rritet dhe po forcohet dita ditës.

Damka tërhoqi vëmendjen për kontributin e Türkiye-s për paqen botërore në emër të njerëzimit. “Si komunitet turk në Kosovë, ne jemi krenarë që atdheu ynë ka mbushur 99 vjetorin e tij. Besoj se atdheu ynë do të jetë gjithmonë pranë nesh dhe pranë Kosovës tonë, por më e rëndësishmja është se Republika e Türkiye-s gjithmonë do të kontribuojë për paqen botërore”, tha ai.

Ndërsa ambasadori Sakar duke shprehur kënaqësinë e tij për festimin e Ditës së Republikës së bashku me popullin mik dhe vëlla të Kosovës, theksoi se “Ashtu si në Prishtinë, me një entuziazëm të madh do të festojmë edhe në Prizren festën e Republikës sonë”.

Në koncertin, i cili zgjati rreth një orë, artistët e TÜRKAY performuan këngë të njohura të Türkiye-s dhe Kosovës.

Koncerti përfundoi me ndarjen e plaketave nga të ftuarit për artistët.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi