Kosova U19 shënon fitore në miqësoren e dytë kundër Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës U-19 ka shënuar fitore në miqësoren e dytë kundër Kombëtares së Shqipërisë U-19, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Egnatia Arena”. Dardanët triumfuan me rezultatin 5:2.

Ndeshja nisi mirë për Kosovën që realizoi golin e parë që në minutën e 10-të përmes Eliot Selishtës. Dardanët dyfishuan rezultatin menjëherë me Leart Hotin në minutën e 12-të, ndërsa golin e tretë e realizoi sërish Eliot Selishta në të 27-ën.

Kuqezinjtë pas disa rasteve e gjetën rrugën e golit në fundin e pjesës së parë, përmes Flavio Sulejmanit.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë shënuan të parët në minutën e 77-të me Frederik Toskun për 2:3. Megjithatë Kosova U-19 shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fundin e takimit me Elvaris Suplja dhe Medin Gashi për ta siguruar fitoren.

Në ndeshjen e parë fitores iu gëzua Shqipëria U-19.

 

Kategoritë
LajmeSport