Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Norvegjinë

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes miqësore me kombëtaren e Norvegjisë.

Ky takim do të zhvillohet nesër (5 qershor), nga ora 19:00 në stadiumin “Ullevaal Stadion” në Oslo.

Ky do të jetë testi i fundit për “Dardanët” para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, që nisin në shtator, e ku Kosova është shortuar me Rumaninë, Qipron e Lituaninë.

Nga lojtarët e ftuar për këtë takim, vetëm portieri Arijanet Muric do të mungojë shkaku i probelemeve shëndetësore, siç ka thënë sot gjatë ditës selektori, Franco Foda.

Prezent në stërvitje ishte edhe Altin Zeqiri, por iu desh të largohej më herët se duhet për shkak të një shqetësimi muskulor.

FFK-ja ka bërë të ditur se ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të parë nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Kategoritë
Sport