Kështu dukej infermierja amerikane para pandemisë: Shikoni si duket tani pas punës 12 orë në ditë me pacientët me COVID-19

Një infermiere nga shteti amerikan i Tenesisë publikoi një fotografi të saj para pandemisë së coronavirusit dhe gjatë pandemisë.

Kathryn Ivery në këtë formë dëshirojë t’iu tregojë njerëzve fytyrën e saj të lodhur pas tetë muajsh pune të vështirë.

“Si filloi dhe si është tani”, shkroi 27-vjeçarja në llogarinë personale në Twitter,

“Të shtunën në mbrëmje, dola nga dhoma e pacientit dhe përfundova ndërrimin tim. Më kujtohet dita kur u diplomova para pandemisë dhe kuptova se sa shumë kisha ndryshuar në vetëm disa muaj. Ja si duket puna jonë”, zbuloi Kathryn.

Ajo thotë se punon tre ditë radhazi nga 12:30 orë dhe më është e lirë në tre ditët e tjera.

“Unë as nuk e di si është të jesh infermiere në kushte normale. Megjithatë, jam e lumtur që mund të ndihmoj dhe që po bëj këtë punë” përfundoi ajo.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme