KESCO shtyn afatin për aplikimin e bizneseve në tregun e rregulluar

KESCO njofton se ka shtyrë afatin për aplikim deri më 16 maj 2025, për të gjitha bizneset e vogla që dëshirojnë të vazhdojnë furnizimin me energji elektrike nga KESCO me tarifa të rregulluara.

Të gjitha bizneset e interesuara duhet të aplikojnë në mënyrë elektronike në këtë link: https://openmarket.kescoenergy.com/business/create

Për aplikim ju nevojiten dokumentet në vijim:

Certifikata e biznesit (me numrin unik të biznesit)

Shifrat e konsumatorit të KESCO-s që janë nën menaxhimin e biznesit tuaj (shifra e konsumatorit gjendet në pjesën e sipërme të faturës pranë emrit tuaj)

Ky aplikim është kusht thelbësor që bizneset e vogla të mbeten në tregun e rregulluar dhe të vazhdojnë furnizimin nga KESCO me tarifa të rregulluara.

Nëse aplikimi nuk dorëzohet deri më 16 maj 2025, atëherë, duke filluar nga 1 qershori, bizneset përkatëse do të kalojnë automatikisht në tregun e hapur, ku do të duhet të zgjedhin vet një furnizues të licencuar për furnizim me energji elektrike.

Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë – një proces i udhëhequr nga ZRrE, i cili ka nisur vite më parë dhe është obligim ligjor për të gjithë operatorët energjetikë në vend.

Kategoritë
LajmeVendi