KB Trepça del me njoftim të rëndësishëm për tifozët, nesër do të dalin në shitje biletat për finalen e parë

Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale, është koha për finalet e “Play-off”-it, ku priten super-ndeshje mes Trepçës dhe Pejës.

Ndeshja e parë e serisë finale do të zhvillohet nesër (e mërkurë), në palestrën sportive “Minatori”

KB Trepça ka njoftuar këtë të martë se shitja e biletave do të nisë nesër, nga ora 11:00.

Klubi mitrovicas gjithashtu bëri të ditur se një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave.

“Xehetarët” u kanë bërë thirrje tifozëve që të respektojnë edhe orarin, duke njoftuar se dyert e palestrës do të jenë të hapura nga ora 18:30 deri në 19:45.

Njoftimi i plotë nga KB Trepça:

“Në vendin e kristaleve, në shtëpinë tuaj e tonën, në “Minatorin”

e zjarrtë…luajmë ndeshjen e parë finale të Playoff-it

Të mërkurën prej orës 20:00 përballemi me Pejën, me synim për ta bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit

Biletat dalin në shitje në ora 11:00 te dyqani zyrtar i klubit. Një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave

Vërejtje:

Dyert hapen në ora 18:30 dhe mbyllen në ora 19:45.

Ju lutemi që të respektohet orari. Pas orës 19:45 dyert do të jenë të mbyllura”.

Kategoritë
LajmeSport