Kaos dhe tension në Beograd: Protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvend, thyhen xhamat

Demonstruesit dhe deputetët e listës “Serbia kundër dhunës” kanë tentuar të hyjnë me forcë sot në mbrëmje në ndërtesën e Kuvendit të qytetit në Beograd, me ç’rast janë thyer xhamat e dyerve dhe dritareve të hyrjes.

Gazetarët raportojnë se përfaqësues të opozitës kanë tentuar të hyjnë nga dyert dhe nga dritaret, por pa sukses. Xhandarmëria është në anën tjetër të derës dhe i pengon ta bëjnë këtë. Me qëllim të shpërndarjes dhe largimit të tyre nga objekti është hedhur edhe gaz lotsjellës, por të grumbulluarit nuk janë shpërndarë.

Opozita dhe qytetarët kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe kjo është protesta e shtatë që nga mbajtja e zgjedhjeve. Ata theksojnë se qëndrojnë para Kuvendit derisa të arrijnë të hyjnë në objekt.

Vladimir Obradoviq u përpoq t’u shpjegonte pjesëtarëve të sigurimit se si anëtar i Autoritetit të Përkohshëm të Qytetit të Beogradit ka një zyrë në Kuvendin e qytetit dhe se ka të drejtë të hyjë në ndërtesë. Megjithatë, ata nuk e lanë të ikte.
Pas kësaj u krijua kaos. Në drejtim të Kuvendit “fluturonin” gocat e detit, kova dhe objekte të tjera, ndërsa me shkopinj ishin thyer xhamat. Të pranishmit thërrasin “Vuçiq, hajn”, “Vjedhje” e të ngjashme.

Pas disa orësh protestash, Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut dhe tha se nuk ka revolucion të brendshëm, por se protestat janë produkt i ndikimeve shumë më serioze gjeopolitike. Nga ana tjetër, protestuesit theksojnë se gjithçka duket sikur ka qenë në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Në një fjalim të shkurtër, Vuçiq po ashtu tha se Serbia do të mbrohet, si dhe se policia duhet të reagojë butësisht që të mos lëndohen demonstruesit.

Është gjithashtu interesante se Vuçiq ka mundur t’i numërojë demonstruesit “në kovë” dhe ka thënë se janë 2.490 të tillë dhe se tani janë 1.195.

Në një moment në mesin e protestuesve që kërkonin përsëritjen e zgjedhjeve ishte edhe Marinika Tepiq, e cila prej ditësh është në grevë urie në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve (REK). Kur është kthyer në pallatin ku merr infuzionin, thotë se në fillim nuk kanë dashur t’i hapin derën, edhe pse është dashur të hyjë për të marrë mjekimin, e kanë futur pasi kanë reaguar qytetarët.

Kategoritë
LajmeRajoni