Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bardhyl Canaj.
Kamberi ka thënë se nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant është eminente.
“Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh”, ka shkruar ai.