Ish-bashkëshortja e Hakimit theu heshtjen duke humbur shpresat për gjysmën e pasurisë

Modelja dhe aktorja Hiba Abouk ka folur për divorcin e saj nga lojtari i Paris Saint-Germain, Ashraf Hakimi. Abouk bëri kërkesë për divorc nga futbollisti maroken.

Mirëpo, Hakimi u sigurua dhe i kaloi të gjitha pasuritë në emër të nënës së tij. Prandaj, Abuk nuk do të marrë asgjë.

Hiba Abuk u përgjigj me deklaratën e mëposhtme:

“Mos harroni, nuk mund të kontrolloni gjithçka në jetë, por mund të kontrolloni se si reagoni ndaj saj. Hiqni dorë nga nevoja për përsosmëri, përqafoni bukurinë e momentit të tanishëm dhe besoni se Universi po ju mbështet”, citon vajzën The News International.

Kategoritë
Sport