Inspektorët malazezë organizuan orgji në stacionin policor, zbuluan foto

Në ambientet e policisë në Kotorr më 30 korrik 2020, dy inspektorë policorë kanë organizuar orgji seksuale me dy gra, shkruan malazezi Borba.

Për “aksionin e nxehtë” është njoftuar punonjësi i policisë Lj përmes telefonit të koduar. M. i cili akuzohet si në krye të klanit të Kavaçit.

Borba ka rënë në posedim të fotove, të cilat janë pjesë e dosjes që Europol ka dorëzuar në organet kompetente për mesazhet e përgjuara.

Njëra nga dy femrat nga këto foto ishte në qendër të aferës një vit më parë kur i dënuari Gj.P. i cili është duke vuajtur dënimin në Spitalin Special të Psikiatrisë në Kotorr, ka publikuar një fotografi të tij në dhomën e spitalit me një femër të zhveshur dhe një tjetër pjesërisht të zhveshur, e cila është e veshur me uniformën e një punonjëseje shëndetësore.

Në fotot e lartpërmendura shihen qartë veprimet e papërshtatshme në stacionin policor dhe e gjithë kjo shoqërohet me mesazhe të dërguara nga njëri prej inspektorëve Ljubo Milovicit.

Kategoritë
LajmeRajoni