I riu nga Novipazari u vra në mbrojtje të Ukrainës, askush nuk e di se si përfundoi në fushën e betejës

Emrah Zorniç, i riu nga Novipazari, i lindur në vitin 1995, ka vdekur në fushën e betejës ukrainase në shërbim të Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton portali sandzakdanas.rs.

Informacioni se ai është vrarë ka ardhur përmes faqes në Facebook, ku kërkohen familjarët e ushtarëve të vrarë në Ukrainë, “Pošuk lyudej píd chas víjni”.

Sipas informacioneve të portalit Sanxhak, sot Zornić ka humbur jetën në Ukrainë, teksa ka ndihmuar me vetëmohim të plagosurit dhe civilët gjatë konfliktit në këtë vend të shkatërruar nga lufta. Familja dhe miqtë janë në shok, pasi askush nuk e di se si përfundoi në Ukrainë ky banor i Novopazarit.

Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat e udhëtimit të Zorniç-it në Ukrainë, dihet se ai si i ri ka punuar në sigurime, e më pas iu bashkua ushtrisë serbe. Tërë fëmijërinë e tij e kaloi në vendbanimin Haxhet të Novi Pazarit, ku fitoi dashurinë dhe respektin e bashkëqytetarëve.

Portalet e Sanxhakut u bëjnë thirrje të gjithë faktorëve politikë që t’i ofrojnë ndihmë familjes dhe të sigurojnë transferimin e eshtrave të Emrah Zorniqit në mënyrë që ai të mund të varroset në vendlindjen e tij Novi Pazar.

Kategoritë
LajmeRajoni