Një turist gjerman ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë. 75 vjeçari ka humbur jetën në hotelin ku ishte akomoduar, dhe paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
“Në një hotel në Vlorë, ka humbur jetën shtetasi gjerman 75 vjeç, i cili ishte akomoduar në këtë hotel. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.









