Holandezët rrahin qytetarin shqiptar në Tiranë, 8 të shoqëruar

Policia ka dhënë versionin zyrtar për përplasjen e ndodhur me tifozët holandezë, pasditen e sotme në Tiranë. Sipas “bluve” te kryeqytetit, holandezët janë konfliktuar me një 45-vjeçar shqiptar. Si pasojë e përleshjes fizike është dëmtuar 45-vjeçari A. G., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se tifozët e Fejnordit ishin në gjendje të dehur. Sakaq, policia ka shoqëruar tetë prej tyre, ndërsa po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për përplasjen e ndodhur në kryeqytet mes

Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.

Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kategoritë
LajmeRajoni