Më shumë se 20 politikanë të lartë evropianë që merren me politikën e jashtme i kanë bërë thirrje Presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, që të hetojë akuzat për parregullsi në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, shkruan Politiko.
“Ne i bëjmë thirrje BE-së të kryejë një hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë zgjedhore të raportuara dhe pretendimet për mashtrim”, thuhej në letrën drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian, si dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Siç thuhet në tekst, “presidenti joliberal i Serbisë” shpalli fitoren në zgjedhjet e dhjetorit, gjë që bëri që dhjetëra mijëra njerëz të dilnin në rrugët e Beogradit duke pretenduar se zgjedhjet ishin vjedhur.
Nënshkruesit janë kryesisht kryetarët e komiteteve të punëve të jashtme në parlamentet kombëtare, duke përfshirë Francën, Italinë, Danimarkën dhe Luksemburgun – si dhe Ukrainën, Moldavinë, Britaninë.
“Në varësi të rezultatit të hetimeve” thonë se në Serbi duhet të kërkohen zgjedhje të reja.
Kërkesa vjen ndërsa Ursula von der Leyen përgatit planet për BE-në, me më shumë se 30 anëtarë.