Helmimi i shumë qenve në kryeqytet, banorët flasin lidhur me rastin

Të shpeshta janë rastet kur qytetarët hasin në qenë rrugëve të Prishtinës.

Por, shumë prej këtyre qenve kanë qenë të qetë dhe si të tillë janë ushqyer edhe nga qytetarët.

Numër i madh i tyre kanë qenë të pranishëm edhe tek pjesa e njohur si “4 Llullat”.

Por një ngjarje aspak e zakonshme ndodhi sot, ku shumë prej këtyre qenve endacakë janë parë të shtrirë për tokë në një gjendje mjaftë të rëndë.

Sipas informacioneve të para thuhet se qentë endacakë janë helmuar.

Madje në mesin e të helmuarve në këtë rast ka qenë edhe një qenë shtëpiak, i cili si pasojë e helmimit njoftohet të ketë ngordhur.

Në gjendje të rënduar emocionale ka qenë edhe njëra prej banorëve të kësaj ane e cila tregoi se i kanë ushqyer këta qenë dhe i kanë dashur po ashtu pasi që të njëjtit nuk kanë qenë të cilat kanë shkaktuar probleme në lagje.

“E rëndë me i pa qentë të helmum, të cilët çdo ditë iu kam fol, e i kam përshëndet. Jam kogja e idhnume, me njerëzimin që nuk po shoh kurrfarë empatie”,tha ajo.

Në lidhje me këtë ngjarje nga Policia e Kosovës nuk është dhënë ende asnjë detaj./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi