Hardinaj tha se Qeveria Kurti varfëroi popullin, vijnë reagime të ashpra nga VV

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Klinë, ka deklaruar se kjo qeveri po e dëmton shtetin, si dhe ka futur vendin në varfëri e në zhgënjim të thellë.

“Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, qeveri e cila e ka tradhtuar besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë”, ka thënë Haradinaa.

Lidhur me këtë deklaratë kanë reaguar deputetët e LVV-së.

Deputeti Halil Thaçi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se këto deklarata nuk kanë kuptim, dhe gjithë qytetarët e dinë që nuk janë të vërteta.

“Deklarata të tilla nga opozita në veçanti nga AAK e LDK pas frikës për të hyrë në zgjedhje nuk kanë më kuptim”, u shpreh Thaçi.

“Sikur me të vërtetë t’i besonin kësaj që thonë sigurisht do të shkonin në zgjedhje, por edhe ata sikur ne dhe gjithë qytetarët e din që nuk janë të vërteta këto që thonë”, deklaroi ai për Gazeta Blic.

Ndërsa depuetiti Agon Batusha, ka reguar ashpër ndaj kësaj deklarate dukë thënë se ata që kanë përfituar duke varfëruar popullin nuk kanë legjitimitet të flasin për këto tema.

“Ata që kanë përfituar në kurriz të Republikës duke varfëruar popullin, nuk kanë legjitimitet të flasin për keto tema”, shtoi ai.

“E vërteta është që nuk po kushton toka e shtetit sa çmimi i një shishe uji. Aty e kanë hallin”, tha Batusha.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi