Gundogan do të qëndrojë te Barcelona

Ilkay Gundogan do të vazhdojë të jetë futbollist i Barcelonës.

Kështu raporton mediumi spanjoll, Marca,

Mesfushori gjerman dëshiron të vazhdojë të paktën edhe për një vit, deri në skadimin e kontratës së tij.

Gundogan erdhi vitin e kaluar, por që nuk arriti të ambientohet sa duhet dhe klubi në përgjithësi nuk pati sukses.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë, pasi që sezonin tjetër Gundogan do ta ketë trajner bashkëkombasi i tij, Hansi Flick.Aktualisht, Gundogan është i fokusuar te Gjermania dhe Kampionati Evropian që nis javën e ardhshme

Kategoritë
LajmeSport