Gjyqtari i ndeshjes Udinese – Inter mund të përjashtohet nga Serie-A

Trajneri i Interit, Antonio Conte rrezikon një pezullim me dy ndeshje pas përplasjes me gjyqtarin Fabio Maresca, por incidenti mund të ketë pasoja edhe për zyrtarin e ndeshjes.

Raportet në Itali nxjerrin në pah pezullimin për Conten dhe menaxherin e ekipit Lele Oriali, të cilët u përjashtuan në barazimin 0-0 me Udinesen të shtunën.

Conte dhe Maresca u përleshën në fushë dhe në tunel në stadiumin “Dacia Arena”, gjatë dhe pas ndeshjes midis Udineses dhe Interit, dhe kjo do të ketë gjithashtu pasoja për zyrtarin e ndeshjes.

Pas përjashtimit, Conte dhe stafi i tij shpërthyen dhe pak më vonë Oriali u përjashtua gjithashtu. Tani, ata të dy rrezikojnë një pezullim me dy ndeshje.

Sipas gazetarit të “Sport Italia”, Alfredo Pedulla, Maresca iu kthye Contes me fjalët: “Ju duhet të pranoni kur nuk fitoni.”

Trazirat vazhduan më pas edhe në tunel, ku raporti pretendon se ndodhi kontakti fizik midis trajnerit dhe gjyqtarit, duke përfshirë fyerje të rënda.

“La Gazzetta dello Sport” pretendon se përcaktuesi i arbitrimit Nicola Rizzoli ka vendosur që Maresca nuk do të arbitrojë më për Interin për një periudhë të gjatë kohore dhe po mendon gjithashtu ta përjashtojë atë nga ndeshjet e Serie A.

Kategoritë
Sport