Gjykata amerikane jep dritën jeshile për ekzekutimin e gruas së parë

Gjykata e Lartë e SHBA-së i ka dhënë dritën jeshile Departamentit të Drejtësisë për të kryer ekzekutimin e parë të një të dënuare me vdekje në gati shtatëdhjetë vjet.

Vendimi lejon Zyrën Federale të Burgjeve të vazhdojë me ekzekutimin e Lisa Montgomery, duke revokuar pezullimin e përkohshëm të vendosur disa ditë më parë.

Montgomery është dënuar me vdekje në vitin 2007 për grabitjen dhe mbytjen e Bobbie Jo Stinnet në vitin 2004, e cila në atë kohë ishte 8-muajshe shtatzënë. Më pas, Montgomery donte të grabiste edhe foshnjën, që fatmirësisht i mbijetoi sulmit dhe sot, është 16 vjeç dhe jeton me të atin.

Avokatët e 52-vjeçares thanë se abuzimi seksual që ajo ka pësuar në fëmijëri e çoi në “dëmtim të trurit dhe sëmundje të rëndë mendore”, shkruan A2.

Sipas të dhënave të Byrosë së Burgjeve në SHBA, gruaja e fundit e ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Brown Heady më 18 dhjetor 1953, e cila u dënua po ashtu për rrëmbim dhe vrasje.

Kategoritë
BotaLajme